RREGULLAT

Të drejtë pjesëmarrje ka çdo nxënës i rregullt nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë nga shkollat e paraqitura në projekt, i cili fillimisht është paraqitur në garë nga ana e profesorit përgjegjës nga shkolla të cilës i përket.

Çdo skollë duhet të paraqesë minimum 30 por jo më shumë se 40 nxënës. Lejohet i njejti grup i nxënësve për të dy muajt sa zgjat programi, por gjithashtu lejohet një grup të paraqitet në ciklin e parë (03. shkurt – 10.mars), ndërsa grupi tjetër në ciklin e dytë (22.mars. – 23.prill)

Në fillim të çdo cikli, në web-faqen ngarkohen një numër i caktuar sfidash nga fusha e arsimit fizik dhe shëndetsor. Çdo nxënës vetë zgjedh një sfidë nga web-faqja, e shikon videon dhe i lexon udhëzimet që të dijë se çka pikërisht do të bëjë, ndërsa pastaj përpiqet ta kryejë ushtrimin.

Pas realizimit të sfidës, varësisht prej ushtrimit, nxënësi duhet të dërgojë video si provë që suksesshëm e ka mbaruar sfidën. Arsimtarët përgjegjës nga secila shkollë mund të marrin pjesë në garë dhe të dërgojnë videot e tyre i sfidave të mbaruara.

Videot dhe / ose fotografitë duhet PATJETËR të dërgohen përmes formës të cilën mund ta gjeni te web faqja nën çdo sfidë. Videot e dërguara nëpërmes e-mail nuk pranohen.

Nëse dërgohen video dhe / ose fotografi fyese do të paraqiten menjëherë te profesorët përgjegjës dhe drejtorët e shkollave përkatëse, dhe do të vijojnë sanksione të rrepta.

Videot e dërguara NUK DO TË PUBLIKOHEN nga ana e organizatorit në këtë web-faqe ose në rrjete tjera sociale.

Në fund të projektit, një pjesë e videove dhe fotografive do të përdoren për krijimin e një videoje promovuese për projektin.

Nxënësit (dhe profesorët) fitojnë pikë për çdo sfidë të mbaruar suksesshëm. Numri i pikëve që mund të fitohen për çdo sfidë (ushtrim) është i paraqitur në përshkrimin dhe udhëzimet për çdo sfidë në veçanti.

Pikët fitohen vetëm për sfida të mbaruara suksesshëm, pa u notuar teknika gjatë realizimit të sfidës.Pikët për videot i japin organizatorët e projektit. Profesorët përgjegjës nga çdo shkollë kanë të drejtë të kërkojnë qartësim për mënyrën se si janë dhënë pikët për secilin nga nxënësit e tyre nëse e shohin të nevojshme.

Nxënësit janë të nxitur të realizojnë sa më shumë nga sfidat e dhëna për ciklin e caktuar. Jepen edhe 10% pikë plotësuese për çdo nxënës (dhe profesor) i cili suksesshëm do ti mbarojë të gjithë 15 sfidat e dhëna për atë cikël.

Nxënësit (dhe profesorët) do të garojnë dhe fitojnë pikë në mënyrë individuale dhe si ekip për shkollën e tyre.
Rangimi bëhet në bazë të pikëve të fituara, ndërsa nxënësit dhe shkollat me më shumë pikë rradhiten më lartë në rang listë.
Në rast të numrit të njejtë të pikëve, gjatë rangimit do të përdoret numri i gjithësishëm i të gjithë sfidave të realizuara si kriterium shtesë (sa më shumë sfida, aq është rangimi më i mirë). Nëse edhe sipas këtij kriteriumi pjesëmarrësit kanë umër të njejtë pikëesh atëherë rangohen në të njejtin vend.
Fitimi i pikëve është kumulativ, pikët e fituara nga nxënësit dhe / ose shkollat në ciklin e parë, u shtohen pikëve të fituara në ciklin e dytë.
Do të publikohen rang lista të veçanta për garën individuale dhe me ekipe.

Çdo nxënës (dhe profesor) merr pjesë në garën individuale me pikët të cilat ai / ajo i ka fituar me realizimin e sfidave gjatë ciklit. Për tu kualifikuar për rang listën individuale, çdo nxënës duhet të realizojë të paktën 3 sfida.

Të gjithë pikët e fituara nga nxënësit (dhe profesorët) e një shkolle mblidhen dhe llogariten si pikë të fituara nga ana e asaj shkolle.
Me qëllim që të sigurohet fer garë, shkollave të cilat do të paraqesin mbi 30 nxënës do tu llogariten pikët vetëm 30 nxënësve më së miri të ranguar (nxënësit me më shumë pikë).

Organizatori siguron:
*Çerftifikatë pjesmarrje për të gjithë nxënësit në projekt / garë të cilët realizojnë minimum 3 sfida (ushtrime).
*Çertifikatë pjesmarrje për të gjithë shkollat që bëjnë pjesë në projekt / garë.
*Mini paket me pajisje sportive për ushtrime, si shpërblim për 30 pjesëmarrësit të ranguar më lart në rang-listën individuale.

Rang listat për garat individuale dhe me ekip publikohen ditën e hënë, në fillim të çdo jave, me pikë të fituara nga sfidat e realizuara për videot të cilat janë dërguar deri ditën e premte, deri në ora 18:00 nga java e kaluar.

Pikët e fituara nga videot / fotografitë që janë dërguar pas orës 18:00 ditën e premte, do të llogariten gjatë rangimit në javën e ardhshme.

Gjatë dhurimit së pikëve për ciklin e caktuar do të merren parasysh vetëm videot e sfidave të dërguara deri në 10 Mars në ora 24:00 (për ciklin e parë) dhe 23 Prill në ora 24:00 (për cilin e dytë). Nuk do të jetë e mundshme të dërgohen video pas kalimit të afatit për çdo ciklin e caktuar.