Sfida 9 (2 pikë)

1. Për këtë sfidë ju nevojiten: dy monedha (1,2,5 apo 10 denarë) dhe një mur;
2. Vendoseni veten në largësi prej 40-50 cm me kurriz të kthyer ndaj murit;
3. Mbështetni veten në mur në pozitë sikur jeni “të ulur” në një karrige dhe mbani duart të leshuara përskaj trupit tuaj, duke prekur murin me pëllëmbat.
4. Kofshët duhet të jenë paralel me dyshemenë, kurse kërcinjtë paralel me murin;
5. Vendosni nga një monedhë mbi gjunjë dhe kujdesuni që të mos ju biejnë;
6. Sfida është të qëndroni në atë pozitë të paktën 45 sekonda dhe monedhat të mos biejnë nga gjunjët e juaj;
7. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

 

MOS HARRONI !
– Më i lehtë është realizimi i kësaj sfide nëse jeni këmbëzbathur mbi dysheme (jo mbi qilim) sepse këmbët nuk do t’ju rrëshqasin
– Kofshët patjetër duhet të jenë paralele me dyshemenë dhe monedhat të mbesin mbi gjunjë. Nëse monedha ju bie, do duhet ta përsëritni sfidën.

PIKË
2 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës, në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 3 shkurt - 10 mars mbaroi