Sfida 8 (2 pikë)

* sipas një ideje nga mësuesja Valentina Karagjule

1. Për këtë sfidë ju nevojiten: gjashtë (6) palë çorape, një kovë plastike dhe hapësirë adekuate në shtëpi;
2. Vendoseni kovën në dysheme, në distancë prej tre (3) hapave tuaja normale, ndaluni të kthyer kah kova dhe vendosni të gjitha gjashtë palët e çorapeve në dysheme pranë këmbëve tuaja;
3. Ngreni njërën këmbë dhe mbani baraspeshë duke qëndruar vetëm në këmbën tjetër;
4. Me njërën dorë merrni një palë çorape nga dyshemeja dhe hidhni ato në kovë.
5. Përsëriteni të njejtën me 5 palë çorapet tjera;
6. Sfida është të arrini ti hidhni të gjitha 6 palë çorapet në kovën plastike në afat prej 1 minuti duke mbajtur baraspeshë përderisa qëndroni në një këmbë;
7. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

MOS HARRONI !
– Më lehtë do mbani baraspeshë nëse fokusoheni dhe nuk shpejtoni;
– Do duhet ta përsëritni sfidën nëse humbni baraspeshën dhe prekni dyshemen me këmbën e ngritur apo me dorë;

PIKË
2 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës, në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet.
Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 3 shkurt - 10 mars mbaroi