Sfida 7 (2 pikë)

1. Për këtë sfidë ju nevojiten: dy qese plastike dhe hapësirë adekuate në shtëpi ku mund ta mbaroni ushtrimin;
2. Merrni dy qese plastike në njërën dorë, duke i mbajtur në pjesën e poshtme dhe jo te dorëzat;
3. Filloni t’i hidhni qeset e plastikës lrtt, një nga një, përpara jush;
4. Vazhdoni në këtë mënyrë, duke i hedhur qeset duke përdorur vetëm një dorë, dhe mos lejoni që ndonjëra nga qeset të bie poshtë në tokë;
5. Kjo shumë më lehtë demonstrohet se sa shpjegohet andaj ju lusim ta shihni videon;
6. Sfida është të bëni 20 xhonglime të njëpasnjëshme me qeset, duke i hedhur ato lart me rradhë, duke përdorur vetëm njërën dorë në periudhe 1 minutëshe;
7. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

 

MOS HARRONI !
– Bën mirë që në fillim ta ushtroni hedhjen dhe kapjen e njërës qesje, pastaj të vazhdoni me të dyja.
– Nëse njëra prej qeseve u bie në dysheme, atëherë do duhet ta rinisni sfidën.

PIKË
2 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës (20 xhonglime te njëpasnjëshme me qeset) , në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 3 shkurt - 10 mars mbaroi