Sfida 5 (1 pikë)

1. Për këtë sfidë ju nevojiten: një palë çorape, dy fletore ose libra (të cilësdoqoftë madhësie) dhe hapësirë adekuate ku mund të realizohet ushtrimi;
2. Mbajeni njërën fletore/libër në dorën e djathtë ose majtë;
3. Vendoseni njërën palë çorape në fletoren e majtë ose djathtë dhe filloni të zhongloni duke i përdorur fletoren e majtë dhe të djathtë, njëherë njërën pastaj tjetrën;
4. Sfida është t’ia arrini të bëni më së paku 15 ose më shumë zhonglime të vahzhdueshme (pa u ndalur);
5. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

MOS HARRONI !
– Do të keni më shumë sukses me këtë sfidë nëse përderisa zhongloni, e fokusoni shikimin te çorapet dhe nuk i bini asnjërën herë me forcë të tepërt;

PIKË
1 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës, në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet.
Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 3 shkurt - 10 mars mbaroi