Sfida 3 (1 pikë)

1. Për këtë sfidë nevojiten: dy palë çorape (ose dy topa të vogël) dhe hapësirë adekuate në shtëpi;
2. Merreni njërën palë çorape në dorën e djathtë dhe palën tjetër në dorën e majtë;
3. Duart i kryqëzoni përpara jush, në lartësi të gjoksit tuaj, duke i mbajtur çorapet (pëllëmbët e duarve janë të drejtuara drejt dyshemes).
4. Njëherazi i lëshoni çorapet, dhe provoni që t’i kapni para se të bien në tok, por këtë herë me dorën tjetër.
5. Që do të thotë se nëse njërën palë çorape e keni mbajtur me dorën e djathtë, pasi t’i lëshoni duhet që e njejta palë të gjindet në doren e majtë dhe anasjelltas.
6. Sfida është ta bëni këtë, t’i lëshoni dhe kapni çorapet, 3 herë me rradhë, pa ju rënë asnjë palë në tokë;
7. Pranojeni sfidën dhe bëhuni aktiv!

 

KUJDES
-Sfida duket më e lehtë se ç’është në të vërtetë, por me pak mundim mund ta realizoni pa asnjë problem.

PIKË
1 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës , në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 3 shkurt - 10 mars mbaroi