Sfida 28 (3 pikë)

1. Për këtë sfidë ju nevojiten: litar për kërcim (mund të përdorni çfarëdolloj litari që e keni në shtëpi) dhe hapësirë adekuate në shtëpi ose jashtë ku mund të kërceni;
2. Ndaleni në pozitën fllestare, duke i mbajtur fundet e litarit, me duart e drejtuara dhe të vendosura poshtë dhe afër trupit, ndërsa litari e prek dyshemenë;
3. Kur do të jeni gati të filloni, çoni duart lart, rrotulloheni litarin përreth kokës dhe filloni me kërcimin;
4. Sfida është të bëni 15 ose më shumë kërcime duke kërcyer me një këmbë (të majtën ose të djathtën) në afat prej 1 minuti;
5. Sfidojeni veten dhe bëhuni aktiv!

MOS HARRONI !
Gabimi më i shpeshtë që bëhet është përthyerje e tepërt e gjunjëve. Shumica mendojnë se ashtu është më lehtë, por sidoqoftë kjo është gabim.

PIKË
3 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës në më pak se 1 minut;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 22 mars - 23 prill mbaroi