Sfida 26 (3 pikë)

1. Për këtë sfidë ju nevojiten: dorzë fshese (mundet edhe shkop i thjeshtë ,..) dhe hapësirë adekuate në shtëpi;
2. Në pozitën fillestare vendoseni shkopin para jush dhe kapni fundet me të dyja duart me pëllëmbat të drejtuara përpara;
3. Prej asaj pozite kaloni këmbët mbi shkopin (njëra pas tjetrës) dhe mbaroni në atë pozitë ku shkopi do të jetë pas jush me pëllëmbat përsëri të drejtuara përpara;
4. Tani kalojeni shkopin mbi kokën tuaj dhe silleni atë para jush (nëse keni problem ta kaloni shkopin mbi kokë atëherë përpiquni që distanca në mes duarve të jetë maksimale);
5. Çoni njërën këmbë, kalojeni mbi shkopin, e pastaj vendoseni atë këmbë në mes të shkopit dhe dorës dhe përsëri lëshojeni këmbën poshtë;
6. Prej kësaj pozite vazhdojeni lëvizjen e shkopit mbi dhe rreth kokës suaj duke e bartur shkopin në pozitë të re, mes këmbëve tuaja;
7. Prej asaj pozite kalojeni tjetrën këmbë mbi shkopin dhe mbarojeni lëvizjen duke e kthyer shkopin në pozitën fillestare ku ai është para jush me pëllëmbat e drejtuara përpara.
8. Ky ushtrim me lehtë mund të demonstrohet, sesa të përshkruhet, prandaj ndiqeni videon që ta kuptoni plotësisht;
9. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

MOS HARRONI!
Kjo sfidë duket më e lehtë sesa është në të vërtetë, por me pak mund dhe ushtrime mund ta realizoni pa vështirësi.
Mos e lëshoni shkopin dhe mbajeni më të dyja duart prej fillim deri në fund;
Nëse ndodh që ta lëshoni shkopin me njërën prej duarve, ateherë duhet ta rinisni sfidën.

PIKË
3 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës , në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë

Dërgimi i videove për 22 mars - 23 prill mbaroi