Sfida 23 (2 pikë)

*Ideja dhe videoja nga mësuesi Marjan Dishlievski
SHFK “Braqa Ramiz – Hamid“ – Shuto Orizari, Shkup

1. Për këtë sfidë ju nevojiitet një top (ose jastëk më i vogël) dhe hapësirë adekuate në shtëpi;
2. Shtriheni poshtë me trupin e të drejtuar dhe mbajeni topin (ose jastëkun) me të dy duart mbi kokë;
3. Nga ajo pozitë, duke e mbajtur topin (ose jastëkun) me të dy duart, vendoseni trupin në pozitë të ulur, vendoseni topin (ose jastëkun) në mes këmbëve dhe kthejeni trupin prapa në pozitë të shtrirë me duart mbi kokë;
4. Pastaj i ngrini këmbët dhe shputat lartë bashkë me topin (ose jastëkun) lartë, mbi kokë dhe kah duart, merreni topin (ose jastëkun) me duart dhe ktheni këmbët në pozitën fillestare;
5. Sfida është të bëni pesë (5) cikle të kapërcimit të topit (ose jastëkut) nga duart tuaja te këmbët tuaja dhe anasjelltas në periudhë prej 1 minuti;
6. Videoja do të ju ndihmojë më mirë ta kuptoni sfidën;
7. Pranoje sfidën dhe bëhu aktiv!

PIKË
2 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës brenda një 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë

Dërgimi i videove për 22 mars - 23 prill mbaroi