Sfida 22 (2 pikë)

1. Për këtë sfidë ju nevojiten: një tigan dhe një top prej letre apo gazete (mund të përdorni ngjitëse që ta forconi topin)
2. Vendoseni topin në tigan dhe filloni të bëni xhongla duke përdorur vetëm tiganin për kontrollim të topit;
3. Sfida është të bëni 30 apo më shumë pa ndërprerje për periudhë një minutëshe;
4. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

MOS HARRONI!
Do keni më shumë sukses në këtë sfidë nësë gjatë xhonglimit e fokusoni shikimin te topi dhe nuk e godisni atë as shumë lehtë as shumë fortë.

PIKË
2 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës (30 xhonglime te njëpasnjëshme) , në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 22 mars - 23 prill mbaroi