Sfida 2 (1 pikë)

1. Për këtë sfidë ju nevojitet një mbështjellëse për ta shtruar në tokë dhe hapësirë adekuate për realizim të sfidës;
2. Ndaleni me trupin drejt dhe duart të vendosura afër trupit;
3. Çojeni njërën këmbë (të majtën ose të djathtën) dhe vendoseni shputën e asaj këmbë në brendësinë e këmbës tjetër mbi gjunj;;
4. Çoni duart lart dhe vendosni pëllëmbët mbi gjoks, duke e fokusuar pamjen në një pikë për më shu;
5. Sfida është të rrini në atë pozitë 20 sekonda pa e humbur ekuilibrin ose pa i lëvizur duart ose këmbën me të cilin rrini;
6. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

KUJDES
– Fokusimi mbi një pikë të vetme ndihmon për ekuilibër;
– Nëse e lëvizni këmbën me të cilin rrini / ose i lëvizni duart dhe pëllëmbët nga gjoksi atëherë do të duet të nisni prej fillimit;

PIKË
1 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës , në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë

Dërgimi i videove për 3 shkurt - 10 mars mbaroi