Sfida 18 (1 pikë)

1. Për këtë sfidë nevojiten: një mbështjellëse dhe hapësirë adekuate në shtëpi;
2. Në fillim ndaleni në pozitë me trupin e drejtuar dhe vendosni duart pas trupit me pëllëmbët të ngjitura (ose njëra pëllëmbë e mban tjetrën, ose gishtat janë të lidhur);
3. Nga ajo pozitë, duke i mbajtur duart pas trupit dhe pëllëmbët gjatë tërë kohës të ngjitura, shtriheni poshë në dysheme në stomak, pastaj ktheheni mbi shpinë, pastaj përsëri mbi stomak;
4. Prej kësaj pozite, çoheni në pozitën fillestare, kur rrinit drejt, përsëri duke i mbajtur pëllëmbët të ngjitura pas trupit gjatë gjithë ushtrimit.;
5. Pranojeni sfidën dhe bëhuni aktiv!

 

 

KUJDES!

Punojeni këtë sfidë ngadale dhe mos shpejtoni që të lëndoni fytyrën në dysheme;
Pëllëmbët duhet të jenë një me tjetrën të ngjitura (ose njëra pëllëmbë ta mbajë njërën ose gishtat e njërës të lidhen me gishtat e tjetrës) gjatë gjithë ushtrimit;

PIKË
1 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 22 mars - 23 prill mbaroi