Sfida 16 (1 pikë)

1. Për këtë sfidë ju nevojitet vetëm hapësire adekuate në shtëpi për realizim të sfidës;
2. Drejtoeni trupin dhe ngjitni pëllëmbët përpara trupit tuaj, dhe lidhni gishtat;
3. Prej kësaj pozite përpiquni që njëherë njërën, pastaj tjetrën këmbë ta kaloni mes dhe përtej duarve, duke i sjellë duart në pozitë pas trupit, me pëllëmbët në pjesën e poshtme të kurrizit;
4. Prej kësaj pozite përsëri e këtheni njërën këmbë pas tjetrës pas, nëpërmes duarve duke i kthyer në pozitën paraprake përpara trupit;
5. Është e rëndësishme duart të mbesin të ngjitura përgjatë tërë lëvizjes;
6. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

KUJDES
Mos i shkëputni duart sepse duhet të nisni prej fillimi;
Pyetni arsimtarin tuaj të edukatës fizike për këshillë si suksesshëm ta realizoni sfidën:

PIKË
1 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 22 mars - 23 prill mbaroi