Sfida 15 (3 pikë)

1. Për këtë sfidë ju nevojiten: një mbështjellëse/batanie dhe hapësirë adekuate në shtëpi;
2. Fillimisht bëni nxemje të kyçeve dhe duarve;
3. Merrni pozitë të kërrusur me gjunjët e thyer dhe vendosni duart në tokë para këmbëve, afër shputave me gishtat e duarve të drejtuar përpara;
4. Nga kjo pozitë, vendosni gjunjët në atë mënyrë që me pjesën e brendshme do të mbështeten te bërrylët;
5. Përkuleni përpara duke e vendosur peshën tuaj tërësisht te duart, ashtu që shputat do të jenë të ngritura nga dyshemeja;
6. Sfida është ta mbani këtë pozitë më së paku 8 sekonda;
7. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

 

 

KUJDES!
– Në fillim ndoshta nuk do të mund t’i çoni lartë shputat e këmbëve, ti shkëputni tërësisht nga toka, por me ushtrim të rregullt sigurisht që do t’ia arrini;
-Kjo sfidë në të vërtetë është test për barashpeshë dhe në fillim mund të përkuleni tepër për teposhtë dhe të bini, de kjo është normale;
-Përpiquni që të përdorni jastëk që ta bëni ushtrimin më të sigurtë në rast se bieni para;

PIKË
3 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës (gjithsej 20 përsëritje, nga 10 përsëritje të secilit ushtrim), në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 3 shkurt - 10 mars mbaroi