Sfida 14 (3 pikë)

1. Për këtë sfidë ju nevojiten: një top me madhësi mesatare (më së miri top basketbolli, ose top tjetër me madhësi të ngjashme) dhe hapësirë adekuate;
2. I zgjeroni pak këmbët, i përthyeni te gjunjët dhe e lëshoni topin që të kërcejë nga toka mes këmbëve tuaja;
3. Pastaj filloni që duke i ndryshuar duart, ta çoni topin ta godasë tokën përpara trupit tuaj, dhe pastaj me njërën dhe tjetrën e shtyni edhe nga pas trupit;
4. Mos ndaloni me trokitjen e topit dhe bëni cikle të tëra të kësaj lëvizje (njëherë njëra dorë përpara, pastaj tjetra përpara, pastaj njëra mbrapa, tjetra mbrapa);
5. Sfida është të bëni 5 përsëritje/cikle të këtij ushtrimi duke mos i rënë topi dy herë tokës mes prekjeve dhe dryshimit të duarve, dhe pa e ndryshuar ritmin;
6. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

MOS HARRONI !
– Mos e godisni topin, por shtyjeni poshtë me lëvizje të pëllëmbës dhe dorës lartë-poshtë në nyjen e dorës dhe bërrylit;
-Më vështirë është ta realizoni sfidën nëse e mbani trupin të drejtuar krejtësisht. Lakojeni pak trupin te gjunjët dhe ijet;
– Nëse humbni kontrollin mbi topin ose nëse e trokitni dy herë rradhazi me dorën e njejtë, do duhet ta përsëritni sfidën.

PIKË
3 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës, në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 3 shkurt - 10 mars mbaroi