Sfida 13 (3 pikë)

1. Për këtë sfidë ju nevojiten: litar për kërcim (mund të përdorni çfarëdolloj litari që e keni në shtëpi) dhe hapësirë adekuate në shtëpi ose jashtë ku mund të kërceni;
2. Ndaleni në pozitën fllestare, duke i mbajtur fundet e litarit, me duart e drejtuara dhe të vendosura poshtë dhe afër trupit, ndërsa litari e prek dyshemenë;
3. Kur do të jeni gati të filloni, çoni duart lart, rrotulloheni litarin përreth kokës dhe filloni me kërcimin;
4. Mund të përdorni kërcime me kryqëzim të duarve (kërcime kur duart i kryqëzoni përpara trupit dhe i ktheni në pozitën normale, ndërsa litarin e rrotulloni përparazi) OSE kërcime mbrapsht (kur litarin e rrotulloni për mbrapa), por është e rëndësishme që të kërceni me të dyja këmbët përnjëherë;
5. Sfida është të bëni 15 ose më shumë kërcime (me kryqëzim të duarve OSE mbrapsht) në afat prej 1 minuti;
6. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

MOS HARRONI !
-Gabimi më i shpeshtë që bëhet është përthyerje e tepërt e gjunjëve. Shumica mendojnë se ashtu është më lehtë, por sidoqoftë kjo është gabim.

PIKË
3 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës (50 kërcime te njëpasnjëshme) , në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 3 shkurt - 10 mars mbaroi