Sfida 11 (3 pikë)

1. Për këtë sfidë nevojiten: një palë atlete dhe hapësirë adekuate në shtëpi;
2. Shtriheni në tokë dhe mbatheni njërën atlete (vendosni ju se në cilën këmbë);
3. Ngriteni këmbën në të cilën keni mbathur atletën, ashtuqë pjesa e poshtme e këmbës të jetë e kthyer lart, dhe pastaj, me dorën tjetër vendoseni tjetrën atlete mbi atë të mbathurën, ashtuqë të dy thembrat të jenë njëra mbi tjetrën.
4. Sfida është që prej pozicionit fillestar të ktheheni në anën tjetër në pozicion të shtrirë mbi bark, pa u rënë poshtë këpuca.
5. Sfidoni veten dhe bëhuni aktiv!

 

 

MOS HARRONI !
-Nuk është e lejuar ta mbani këpucën me dorën tuaj ose këmbën përderisa e realizoni ushtrimin;
-Kjo sfidë duket më e lehtë se ç’është në të vërtetë, por me pak durim dhe ushtrim do të mund lehtësisht ta kryeni.

PIKË
3 pikë për realizim të suksesshëm të sfidës , në periudhë prej 1 minuti;

KUJDES
Sugjerojmë që të gjithë fëmijët më të rinj se 18 vjet të jenë nën vëzhgim të një personi të moshuar kur përpiqen ti realizojnë këta sfida. Të gjithë pjesëmarrësit kyçen nën rrezik të vet. Organizatori nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi ose dëmi të kryer si rezultat i pjesëmarrjes në këtë projekt ose garë.

Dërgimi i videove për 3 shkurt - 10 mars mbaroi